(VIDEO) Deanoski kritikon qeverinë: Në vend të deklaratave boshe, zgjidheni problemin

(VIDEO) Deanoski kritikon qeverinë: Në vend të deklaratave boshe, zgjidheni problemin

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve Trpe Deanoski sërisht kritikoi qeverinë dhe tha se në vend që qeveria të shkruajë deklarata dhe të mohojë gjithçka që është thënë e që nuk është e vërtetë, duhet të gjejë mënyrën për ta zgjidhur problemin. Sipas tij, nëse qeveria do të donte dialog, ata do të ishin ulur deri tani në tavolinë dhe nuk do të ishin në rrugë.

TPRE DEANOSKI, KRYETAR I SINDIKATËS

“Tia rikujtoj qeverisë që kjo është protestë, nuk është grevë edhe pse qeveria këtë e thot çdo ditë. Grevë do të thotë moskryerje e detyrave të punës, ndërsa përderisa të punësuarit në entin shtetëror të statistikave nuk kryejnë vetëm një detyrë të punës nga fushëveprimi I punës së tyre, ajo është përllogaritja dhe publikimi I pages mesatare në nivel shtetëror do të vihiet në pikëpyetje puna e shumë institucioneve , ndërkaq pasojat do ti vuajnë qytetarët”.

Deanoski tha se momentalisht 988 të punësuar nuk i kanë marrë akoma pagat e muajit dhjetor.

 TPRE DEANOSKI, KRYETAR I SINDIKATËS

“Aktualisht 988 të punësuar nuk kanë marrë ende paga për muajin dhjetor. Kjo ka të bëjë me të punësuarit në të gjitha inspektoriatet në vend. Ministria e Financave ka lënë pa paga 988 punonjës në muajin më të gjatë të vitit. Afati ligjor për pagesën e pagave ka skaduar dje dhe ende nuk ka informacion se kur do t’i marrin pagat punëtorët në inspektorate”.

Deanoski tha se protesta do të vazhdojë ditën e nesërme nga ora 11:00 para ministrisë së financave.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 

MARKETING