Denion Meidani: Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit – duhet drejtësi për çlirimtarët

Denion Meidani: Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit – duhet drejtësi për çlirimtarët

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktgjykimi u shpall më 16 shtator 2026.

Në një reagim të tij, Meidani është kthyer te viti 1999 dhe te pritja e refugjatëve shqiptarë të Kosovës në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se për të ajo periudhë nuk është thjesht histori, por kujtesë.

Më poshtë është shkrimi i plotë i publikuar nga ambasadori Denion Meidani:

Isha mbase tepër i ri kur Shqipëria, me babain tim, President të Republikës, hapi kufijtë dhe zemrën për refugjatët e Kosovës që iknin nga vrasjet, spastrimi dhe makina e terrorit të Millosheviçit. 🇦🇱🇽🇰

Viti 1999 nuk është për mua vetëm histori.

Është kujtesë.

Kujtesa e një Shqipërie, por edhe e një Maqedonie të Veriut, që u bënë strehë e mburojë për qindra mijëra shqiptarë të Kosovës.

Kujtesa e një populli që luftonte për të mbijetuar, për të qenë i lirë, për të mos u zhdukur nga toka e vet.

Kujtesa e një kohe kur bota demokratike vendosi të mos qëndronte spektatore.

Njëzet e shtatë vjet më vonë, katër prej atyre guximtarëve që udhëhoqën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës u dënuan sot në shkallë të parë.

Për mua, drejtësia nuk është dhënë.

Sot, si Ambasador i Shqipërisë në Shkup, kjo peshë ndihet edhe më trishtueshëm, mes një komuniteti shqiptar që këtë luftë nuk e ka mësuar në libra. Bijtë e tij e kanë luftuar. Familjet e tij kanë sakrifikuar. Ky komunitet e njeh mirë çmimin e lirisë, sepse e ka paguar vetë. 🇦🇱

Shqiptarët e dinë mirë se liria nuk na u fal.

U fitua me gjak.
U mbrojt me sakrificë.
U bë e mundur me guximin e UÇK-së dhe me ndërhyrjen vendimtare të NATO-s.

Prandaj, sot qëndrojmë me dinjitet pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe familjeve të tyre.

Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit.

Është shkalla e parë.
Ka apel.
Dhe duhet drejtësi për çlirimtarët.

Besoj fort në drejtësi dhe besoj se ky aktgjykim duhet të rrëzohet.

Sepse historia jonë mbase mund të gjykohet.

Por kurrë nuk mund të rishkruhet. 🇦🇱🦅

#UCK

MARKETING