(VIDEO) Darko Kostovski injoron çështjen e zbatimit të dygjuhësisë
DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT
“Unë nga zemra ju uroj edhe ju të kënaqeni në park, ta vizitoni parkun dhe të kënaqeni. Pyetje të tjera a keni? Mendoj që iu përgjigja asaj pyetje. A keni pyetje të tjera? “
Kështu është përgjigjur kryetari I komunës së Butelit Darko Kostovski në pyetjen e gazetarëve sot se pse nuk respektohet ligji për përdorimin e gjuhëve në tabelën hyrëse të “Mega Parkut” në Komunën e Butelit. Ndërkaq që paraprakisht kishte deklaruar se parku ishte ndërtuar përmes bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Butelit dhe Qytetit të Shkupit, me qëllim që siç tha ai të rregullimit tërësor të hapësirës në këtë zonë dhe sqaroi se punimet janë realizuar nga ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërim“. Ai tha se kjo duhet të konsiderohet si përgjigje e pyetjes se pse nuk respektohet ligji.
Ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me këtë çësthje kryesisht për mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve tha se ligji dhe kushtetuta duhet të respektohen çdo kund por duke iu referuar kryetarit të konunës së Butelit Darko Kostovskit, tha se ai I është përgjigjur pyetjes lidhur me këtë çështje.
HRSITIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Ligji dhe kushtetuta duhet të respektohen në të gjithë territorin e shtetit. Ne si qeveri qëndrojmë prapa kësaj dhe nuk ka asnjë ndryshim lidhur me atë qëndrim. Kështu që vlerësoj se absolutisht kryetari I komunës së Butelit në këtë pyetje dha një përgjigjje”.
Debati për tabelën në hyrje të Megaparkut në komunën e Butelit nisi javë më parë kur kryetari I komunës së butelit hapi zyrtarisht parkun në këtë komunë ku në tabelën hyrëse të tij qëndronte mbishkrimi vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo shkaktoi reagime nga këshilltarët shqiptarë në komunë, të cilët menjëherë kërkuan vendosjen e mbishkrimit edhe në gjuhën shqipe. Kështilltarët disa herë para mediumeve deklaruan se kërkesa e tyre hasi në vesh të shurdhër. Ndërkohë një ditë më parë ishin vetë qytetarët ata të cilët e vendosen mbishkrimin në gjuhën shqipe.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

