(VIDEO) Çmimet e naftës ulen, çmimet e biletave mbeten të larta

(VIDEO) Çmimet e naftës ulen, çmimet e biletave mbeten të larta

Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të pësojnë rënie, megjithatë çmimi transportit vazhdon të mbetet i lartë. Edhe përkundër të gjithë kësaj, çmimet e kompanive të taxive dhe autobusëve nuk kanë ndryshuar fare.

Disa taksistë për Televizionin Shenja, madje deklarojnë se ende duhet të ngritet çmimi i udhëtimit me taxi, pasi sipas tyre, është rritur kostoja e jetesës  në vend.

TAXIST

“Nuk është real ky çmim, duhet të jetë më i lartë, sepse nuk mund të mbulohet, me 50 denarë fillimi, 30 km nuk mund të mbulohet, duhet të jetë më shtrenjtë”.

Ndërsa për disa taxistë tjerë, çmimi momental është real.

TAXIST

“Unë sa e di, qe 7 vjet  jam këtu edhe 8 vjet më parë, ky çmim ka qenë i njëjtë gati 20 vjet, ndërsa sipas çmimeve tjera, siç janë pjesët, autolarjet, mekanikëve, duhet të jetë deri dikun real, por sërish deri dikund i mbulojmë harxhimet, me këtë çmim tash si e kemi, se përndryshe me ulë çmimin ne, nuk kemi llogari aspak”.

TAXIST

“Po real është ky çmim. Normal çdo herë kanë ankesa”

Ndërkaq, me të njëjtin mendim janë edhe qytetarët e intervistuar nga Televizioni Shenja

QYTETAR

“Më duket se janë reale këto çmime, por e kam makinën dhe autobusin, nuk e përdori shumë taxi”

QYTETAR

“Çmimi i taxsitëve unë mendoj se qaty deri dikun është mirë, ka mundësi edhe diçka më mirë, mirëpo, këtu duhet shteti të dhurojë subvenencione, që me ndihmu popullatën, shteti e ka këtë përgjegjësi, sepse paguajmë tatime”.

Një qytetare tjerët e cila po udhëtonte për në Serbi me autobusë, tha se çmimi i biletës që ka paguar nuk është i shtrejtë

QYTETARE

“Mirë është, kthyese e kam marrë biletën, po, më konvenon ky çmim”.

Njejtë deklaron edhe një qytetar tjetër i cili po udhëtonte për në Itali.

QYTETAR

“Po, më konvenon ky çmim, nuk është shumë shtrejtë, normale është në këto kushte”

Përndryshe, në kryeqytet po krijohet rrëmujë, pasi ende mungojnë transprotuesit privat, e kjo ka detyruar shumë qytetarë të udhëtojnë me taxi, pasi vonohen në punë, terminin që kanë në spital, shkolla dhe tjera.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING