(VIDEO) Bytyqi: Ulja e çmimeve në bursa, duhet të ndikojë edhe tek ne

(VIDEO) Bytyqi: Ulja e çmimeve në bursa, duhet të ndikojë edhe tek ne

Të gjithë ata që merren me tregti me shumicë dhe pakicë duhet të monitorojnë çmimet e produkteve në bursë, sepse çdo ulje e çmimeve në bursë duhet të nënkuptojë edhe ulje të çmimeve për qytetarët tanë, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE          

“Analizat për vezët, sheqerin dhe orizin nuk arrita të shoh sot sepse kam pasur aktivitete të tjera, por gjatë ditës do t’i shoh dhe do të mund të vlerësoj nëse do të ketë ngrirje edhe të çmimeve të tyre. Ne monitorojmë të gjitha produktet, duke përfshirë produktet bujqësore. Në këtë periudhë frutat dhe perimet janë kryesisht produkte të hershme të kopshtit, pjesa më e madhe e të cilave importohet, për këtë arsye ndjekim çmimet në bursë”.

Çmimet, siç tha Bytyçi janë të luhatshme dhe ndryshojnë çdo ditë në varësi të ofertës, prandaj nuk mund të bëhet një konkluzion. Ai shtoi se kur shikohet në tërësi në një periudhë të caktuar kohore, mund të konstatohet se ka një rënie të çmimeve në bursë, që do të thotë se duhet të ketë implikime për shfrytëzuesit e fundit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

 

MARKETING