(VIDEO) Bytyqi: Nëse kushtetuesja anulon taksën e solidaritetit, parat e qytetarëve përfundojnë tek kompania

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi tha se nëse “taksa e solidaritetit” rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese atëherë paratë nga buxheti duhet t’u kthehen kompanive. Bytyçi u pyet nga gazetarët se nëse buxheti i ri parashikon para në rast se “taksa e solidaritetit” rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese dhe kompanitë kërkojnë kthimin e parave të tyre.
FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Deri tani ka detyrim ligjor për të paguar taksën e solidaritetit. Mjetet do të shfrytëzohen për masat antikrizë që do të shpallen në ditët në vijim. Nëse ka një vendim të tillë, ka mjete të mjaftueshme në buxhet, por në radhë të parë synohet masa kundër krizës. Nëse do të ketë një vendim të tillë, do të duhet të merren para nga qytetarët dhe t’u kthehen kompanive, gjë që nuk do të ndodhë”.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në shtator miratoi ligjet për tatimin e solidaritetit. Oda Ekonomike e RMV-së i kërkoi Gjykatës Kushtetuese vendosjen e instrumentit të masës së përkohshme për Taksën e Solidaritetit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nëse futja e saj bie ndesh me Kushtetutën. Nga Oda Ekonomike thanë se nisma është dorëzuar më 12 tetor dhe në të është kërkuar një masë e përkohshme pikërisht për shkak të afateve të parashikuara në ligj për të parandaluar shfaqjen e mundshme të disa pasojave që më pas mund të jenë të vështira për t’u korrigjuar.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/