(VIDEO) Bytyqi: Është një grup tregtarësh që bëjnë rritje të çmimeve dhe pastaj ankohen

(VIDEO) Bytyqi: Është një grup tregtarësh që bëjnë rritje të çmimeve dhe pastaj ankohen

Zëvëndës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se qytetari meriton të jetojë në shtet ku ka standarde dhe jetë evropiane dhe kjo do të ndodhë. Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Bytyqi tha se standardi evropian nënkupton që askush mos të abuzojën me jetën e përditshme të qytetarëve.

Bytyqi theksoi se shpesh ka sjellje jo korrekte në mënyrën se si tregtarët bënjë biznes në korriz të qytetarëve.  Ai thotë se nga pozita zëvëndës kryeministër, kjo nuk mund të tolerohet e posaçërisht është e pahijshme ku në këto 4 vite, egzistonë një grup i tregtarëve që bëjnë rritje të çmimeve dhe pastaj ankohen për këtë.

Ai tha se me Ligjin për praktikat jo korrekte tregtare, nuk do të ketë justifikime për rritjen e pakontrolluar të çmimeve as nga Komisioni për mbrojtjen e konkurencës dhe se niveli i inflacionit këtë vit do të jetë 2%.

FATMIR BYTYQI, ZËVËNDËSKRYETAR I QEVERISË PËR CËSHTJE EKONOMIKE

“Ka 26 praktika të ndryshme që i kemi definuar në Ligj dhe ia kemi servu komisionit dhe i kemi thënë, ja shiheni këtë mundësi…Nëse ata e shohin se ka edhe ndonjë praktikë tjera që përdorën mund të shtohet ligji”.

Bytyqi shtoi se sjellja e këtij ligji është në kohën e duhur dhe pas një kohe të gjithë tregtarët do të marrin përgjigjen e duhur për sjelljen e tyre, ndërsa me kalimin e kohës do të jetë dëshmi që ky ligj është dashur të sjellet shumë më herët. /SHENJA/

 

 

MARKETING