Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër për shkak të festës fetare Dita e Përkujtimit të Shpirtërave
Nesër (07.11.2026), me rastin e festës fetare Dita e Përkujtimit të Shpirtërave, nga ana e Njësisë për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, me qëllim zhvillimin e sigurt dhe të pandërprerë të komunikacionit.
“Përkatësisht, duke filluar nga ora 06:00, qarkullimi drejt varrezave të qytetit në Butel do të zhvillohet në një drejtim (në formë rrethore), përkatësisht, të gjitha automjetet do të drejtohen në rrugën „Butelska“, majtas në rrugën „Aleksandar Urdarevski“, majtas në rrugën „Boca Ivanova“ dhe djathtas deri te hyrja e varrezave të Butelit, ndërsa për daljen nga varrezat, automjetet do të lëvizin djathtas në rrugën „Boca Ivanova“, deri te rrethrrotullimi në rrugën „Butelska“, pastaj majtas në rrugën „Butelska“ dhe djathtas në rrugën „Kemal Sejfulla“”.
“Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset edhe në varrezat e Kamnikut, Draçevës dhe Gjorçe Petrovit. MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhënë nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zbatohet regjimi i posaçëm i komunikacionit”, thonë nga MPB.

