(VIDEO) Bluzat e bardha paralajmërojnë grevë të përgjithshme

(VIDEO) Bluzat e bardha paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Derisa mjekët dhe personeli mjekësor ende nuk e kanë marrë rritjen e pagave të vitit të kaluar prej 2000 dhe 3000 denarë, tani nëpër spitale po ndodh e ashtuquajtura grevë e bardhë, ndërsa dy sindikatat më të mëdha në shëndetësi paralajmërojnë grevë të përgjithshme nëse nuk nënshkruhet marrëveshja kolektive.

PREDRAG SERAFIMOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË KLINIKËS

 Me indikacionet aktuale, paga e kirurgut dhe e çdo specialisti është 3 me një me pagat e zyrtarëve në këtë shtet të varfër social. Shtatë muaj na shtyjnë nga ministri anë ministri për 2 deri në 3 mijë denarë dhe papritmas brenda natës rriten për 78 për qind rrogat e funksionarëve”.

Ndërsa Ministri Fatmir Mexhiti, pa specifikuar se cili është problemi që deri më tani shëndetësia nuk ka marrë rritje pagash, tha se për pak ditë do të fillojë pagesa e parave.

“Me sindikatat u morëm vesh, mendoj se për pak ditë do të fillojë të jepet ajo që u premtua”, tha  Mexhiti. Ai nuk ka dashur të komentojë nëse është e drejtë që ai dhe ministrat e tjerë të marrin 78 për qind më shumë rrogë, kurse punëtorët shëndetësorë të presin me muaj për 2000 apo 3000 denarë më shumë. Ministriditëve të fundit në çdo institucion ku shkon pranon se gjendja shëndetësore është alarmante, dhe disa klinika kanë gjendje të tmerrshme. /SHENJA/

MARKETING