(VIDEO) BDI: Shfuqizimi i balancuesit bashkon partitë maqedonase dhe shërbëtorët e tyre nga VLEN

(VIDEO) BDI: Shfuqizimi i balancuesit bashkon partitë maqedonase dhe shërbëtorët e tyre nga VLEN

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e mekanizmit balancuesit për punësime me përfaqësim etnik, po vazhdon të ngjallë reagime. BDI përmes një reagimi për media thotë se partitë maqedonase së bashku me VLEN-in janë bashkuar drejt shfuqizimit të këtij mekanizmi që siguron përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Kjo çështje sipas BDI-së do të hapë probleme të reja në vijim pasi mund të jenë edhe shkak të rrënimit të themeleve bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

BDI

Është për keqardhje sepse rrënimi i MO-së po ndodhë duke qenë në Qeveri edhe koalicioni që humbi zgjedhjet në bllokun shqiptar VLEN, të cilët janë verbuar pas ca posteve të pakta qeveritare. Por, kështu ndodhë, kur shkelë vullnetin e shqiptarëve dhe paturpësisht bëhesh vazal i VMRO-së, kundër çdo interesi kombëtar.”

BDI thotë se kjo qeveri monoetnike, pa legjitimitet të shqiptarëve, dëshiron të kthejë pabarazinë e mëparshme, ku për këtë BDI shtronë pyetje ndaj VLEN-it duke i thënë se, a është hapi i radhës konstatimi si “antikushtetues” deklarimi i përkatësisë etnike për kandidatët për deputet? Sepse kështu aludon Vendimi i Gjykatës Kushtetuese “Deklarimi i përkatësisë etnike cenon lirinë e qytetarit”!.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING