(VIDEO) BDI: “Gostivari i Pari…kampion në borxhe”!

(VIDEO) BDI: “Gostivari i Pari…kampion në borxhe”!

Nga “Gostivari i pari, në Gostivari kampion në borxhe”. Kështu thonë nga BDI, Dega e komunës së Gostivarit. Gajur Sejdini nga kjo parti thotë se BDI shpreh shqetësimet për keqmenaxhimin e paras publike nga ana e udhëheqësisë së pushtetit lokal në Gostivar. Ai thekson se borxhet e komunës në çerdhe dhe shkolla janë rreth 1.3 milion euro. Kurse akuzon se janë mbi 10 milion euro që rëndojnë mbi komunën.

Gajur Sejdini, BDI-Dega Gostivar

Kjo udhëheqësi në komunën e Gostivarit nuk mendon asgjë tjetër, vetëm të keqpërdor paratë e popullit, paratë publike për qëllime kriminale. Ashtu i mësoi Arben Taravari, i cili dezertoi dhe tradhëtoi besimin e popullit, vetëm e vetëm për të shkuar në një arkë më të madhe se arka e zbrazët e komunës së Gostivarit”

Komuna e Gostivarit i përgjigjet BDI-së se komuna ka borxh rreth 9 milion eurosh, kurse qytetarët dhe bizneset njëkohësisht i detyrohen komunës rreth 4 milion euro. Megjithatë shtojnë se komuna ka treguar mirëkuptim dhe ka përgatit projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gostivarit.

Komuna e Gostivarit

Në kuadër të thirrjes publike prej 100 milionë euro deri në vitin 2024, të shpallur nga Qeveria përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Komuna e Gostivarit po përgatit një sërë projektesh të rëndësishme që synojnë të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Këto projekte do të sjellin investime të reja, përmirësime infrastrukturore dhe shërbime publike më efikase për të gjithë”.

Poashtu shtojnë se Ministria e Arsimit do të shlyejë borxhet e saj, ndërsa po krijohet një sistem inovativ online për pagesën e taksave.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING