(VIDEO) BDI e VLEN përplasen verbalist për çështjen e “balancuesit”

(VIDEO) BDI e VLEN përplasen verbalist për çështjen e “balancuesit”

Çështja e Balancuesit po vazhdon të përplasë partitë shqiptare në vend. Nga koalicioni VLEN thonë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mekanizmit është një konfirmim nga ana e BDI-së se, në vend që t’i shfrytëzojnë funksionet në Qeveri me LSDM-në, në zgjedhjen sistematike të statusit të shqiptarëve, u fokusua në grabitjen e parave dhe pasurimit personal. Koalicioni VLEN garanton se ngrirja e Balancuesit nuk do të rrezikojë të drejtën e punësimit të asnjë shqiptari.

VLEN

“Balancuesi, mekanizmi i ngrirë për shkak të gjyqtarëve kushtetues të zgjedhur gjatë BDI-së dhe LSDM-së së delegjitimuar, u bë shkak për tensione të reja në të ashtuquajturin ‘Front Evropian’. Deputeti Elmi Aziri, një nga protagonistët kryesorë të koalicionit me BDI-në, filloi të tregojë shenja se e ka kuptuar lojën e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit. Kulla e kartave, e ndërtuar mbi bixhoz, krim dhe mashtrime, po e gërryen më shumë ndërgjegjen e deputetit Aziri. Ai, me vetëdije ose pa vetëdije, filloi të zbulojë të vërtetën që VLEN e ka thënë që në fillim: gjyqtarët kushtetues janë zgjedhur nga BDI-ja e kriminalizuar.”

Ndërkaq, BDI i ka reaguar komunikatës së VLEN-it duke thënë që deklaratat janë të pavërteta dhe duke akuzuar që komunikatat e tyre ua shkruan VMRO-DPMNE-ja.

BDI

“Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër BDI-së dhe liderit tonë, Ali Ahmeti. Ajo që është më shqetësuese është një gabim në fund të kësaj deklarate, ku është lënë fjalia ‘përkthejeni në shqip’, duke zbuluar se këto deklarata janë shkruar nga padronët e tyre maqedonas, VMRO-DPMNE, dhe më pas u janë dorëzuar atyre.”

Nga BDI thonë se kjo tregon qartë se këto subjekte nuk përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar, por janë vegla në shërbim të interesave tjera. BDI ka dënuar këtë “manipulim politik” duke shtuar se “populli shqiptar meriton përfaqësim dinjitoz dhe të sinqertë, jo aktorë politikë që ndjekin skenarin e huaj”.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING