(VIDEO) BDI dhe VLEN përplasen verblisht për vizitën e Osmanit në Bruksel

(VIDEO) BDI dhe VLEN përplasen verblisht për vizitën e Osmanit në Bruksel

Vizita dyditore pune në Bruksel e nënkryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka përplasur paritë rivale shqiptare, ku të parët vlersojnë lartë këtë vizitë, ndërsa nga VLEN kritikojnë ashpër.

Në të gjitha bisedat dhe takimet që ka pasur Osmani me përfaqësues të Bashkimit Europian, nga BDI njoftojnë se dy çështje kanë dominuar, siç kanë përmendur nga partia, shqetësimi serioz për cenimin e Marrëveshjes së Ohrit si shtylla e bashkëjetesës dhe stabilitetit ndëretnik.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Osmani alarmoi se po realizohet një plan i përgatitur dhe i organizuar për anulimin e marrëveshjes paqësore, plan që veçmë ka rrënuar shtyllat kryesore të saj duke lënë vakuum dhe paparashikueshmëri serioze që lehtë mund të keqëpërdorët nga palë të treta si dhe foli për nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës në procesin e integrimit evropian”.

Ndërkaq, VLEN reagoi ashpër duke pyetur se me çfarë legjitimiteti Bujar Osmani flet në emër të shqiptarëve, kur sipas tyre, para pak muajsh ka humbur në Çair.

VLEN

Në 22 vite pushtet të BDI-së me LSDM-në e VMRO-në, Bujar Osmani ka kaluar 3.700 ditë në ministri, në pushtet e nëpër sallone diplomatike. Aq shumë i është ngjitur karriges, sa është gati ta mbajë peng jo vetëm BDI-në për apetitet e veta, por ta bëjë peng edhe gjithë popullin shqiptar për etjen e tij për pushtet.

VLEN e quan “karrigaxhi të përhershëm”edhe Blerim Bexhetin, i cili sipas numërimit të tyre ka kaluar plot 5.500 ditë në funksione.

Nga koalicioni VLEN dekalrojnë se BDI në këtë mënyrë po i përkulet VMRO-së vetëm për t’u kthyer në qeveri dhe se sipas tyre ata ende ëndërrojnë të kthehet Nikolla Gruevski nga Budapesti dhe bashkë me Mijallkovin të sundojnë edhe një herë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING