(VIDEO) BDI dhe VLEN përplasen për simpatizantët!

Në pritje të një vendimi përfundimtarë të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravi, se a do të largohet nga koalicioni VLEN, apo do të vazhdojë të mbetet dhe të shkrihen në një parti, që ngjalli debat madje edhe publikë brenda krerëve të VLEN-it, përplasje për largime apo aderime, ka shpërthyer edhe mes oponentëve politik, të koaliconit VLEN dhe atyre të BDI-së. Debati është zgjeruar edhe jashtë kornizave të koalicionit, pasi nënkryetari i Bashkimit Demokratik Integrim, Bujar Osmani dhe Sekratari i Organizativ i kësaj partie, Blerim Bexheti, gjatë ditës së djeshme kanë shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale, ku shifen disa persona në selin e BDI-së në Çair, me çka Osmani ka shkruar se më shumë se 50 qytetarë nga Çairi, Saraji dhe tërë Shkupi, kanë marrë vendim për tu larguar nga koalicioni VLEN dhe i’u janë bashkuar BDI-së.
BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Ata janë lodhur nga partitë e dobëta dhe të pa fuqishme që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shqiptarët në këto qeveri pa legjitimitet. Janë lodhur nga partitë që janë të përçara, të dobëta dhe të margjinalizuara, që përveçse janë servile ndaj Kryeministrit, po dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme kauzën shqiptare. Ata kanë kuptuar se shqiptarët nuk mund të përfaqësohen nga struktura që nuk kanë as fuqi, as ndikim. Ata e dinë se përfaqësimi i vërtetë është ai që ka peshë, ai që sjell ndryshim të prekshëm”.
Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i koalicionit VLEN, të cilët deklarojnë se drejtorët e BDI-së në disa ndërmarrje publike në Shkup kanë sjellë anëtarë të BDI-së, të punësuar përmes BDI-së dhe të shantazhuar nga BDI-ja, dhe i paraqesin si anëtarë të rinj të partisë.
KOALICIONI VLEN
“Një shfaqje e mjerë për kryesinë e partisë së listave të zeza. Shantazhojnë anëtarët e vet që Bujar Osmani dhe Blerim Bexheti të kenë me kë të fotografohen. U bëjmë apel anëtarëve të ndershëm të BDI-së të mos frikësohen dhe të ruajnë dinjitetin e tyre. Zgjedhjet lokale do të ndodhin për disa muaj dhe në ato zgjedhje, në Shkup, në Çair, Saraj, por edhe në gjithë Maqedoninë e Veriut, BDI-ja do të pësojë humbje”.
VLEN thotë se kjo shfaqe është ideuar dhe organizuar nga Blerim Bexheti dhe Bujar Osmani, dhe është realizuar nga drejtorët e Danellës, BDI-së dhe Levicës në qytetin e Shkupit dhe se me këto pohime tregojnë se janë në panik.
Samir Mustafa /SHENJA/