Punimet në rrugën Gostivar-Strazhë, vendoset regjim i përkohshëm i trafikut

Punimet në rrugën Gostivar-Strazhë, vendoset regjim i përkohshëm i trafikut

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në të gjithë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata.

Sipas LAMM-së, është rritur intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane. Ndërkohë, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht nëpër luginat e vendit, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut.

Ndërkohë, punimet ndërtimore vijojnë në Rrugën Shtetërore A2, në aksin Gostivar–Strazhë, konkretisht në urën nr. 7, Viadukt Dol. Punimet kanë nisur më 14 prill 2026 dhe, për realizimin e rehabilitimit të urës, është vendosur regjim i përkohshëm i qarkullimit.

Regjimi i trafikut do të jetë në fuqi gjatë kohës që do të zhvillohen aktivitetet ndërtimore.

MARKETING