(VIDEO) BDI dhe VLEN kanë vazhduar akuzat dhe lëvdatat për shqiptarët
Në një takim të mbajtur me aktivistë të Lëvizjes Demokratike në Strugë, kreu i këtij subjektë, që është edhe zëvendëskryeministër, paralajmëroi investime në rrjetin e ujësjellësit në Strguë. Ai tha se, për ta nuk ka dallim se kryetar i cilës parti është duke duke udhëhequr me komunat, por ne kontribuojnë për qytetarët, prandaj të njëjtën po e bëjnë edhe me komunën e Strugës.
Lëvizja Demokratike
“Një nga pikat kyçe të takimit ishte njoftimi për një investim madhor në infrastrukturën e qytetit. Mexhiti bëri të ditur se qeveria, gjatë ditëve në vijim, do të hapë tenderin për përmirësimin e ujësjellësit në qendër të Strugës, një projekt që kap vlerën prej 1 milionë eurosh. Ai gjithashtu nënvizoi se Struga i përket të gjithë shqiptarëve”.
E nga ana tjetër, BDI-ja opozitare e ka quajtur edhe një herë pushtetin qeverisje të dështuar, duke thënë se shqiptarët janë përjashtuar nga proceset vendim marrëse dhe po ashtu, ka mungesë të projekteve.
BDI
“Shqiptarët janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, janë shkarkuar padrejtësisht nga pozitat kyçe dhe janë shpërfillur në zbatimin e Ligjit për Gjuhët. Mungesa e projekteve zhvillimore dhe stagnimi në integrimet evropiane janë tregues të qartë të një qeverie të paaftë, e cila i ka tradhtuar qytetarët, veçanërisht ata shqiptarë, që sot ndihen të përjashtuar dhe të nëpërkëmbur”.
Nga opozita shqiptare po ashtu kanë akuzuar se, institucionet janë kthyer në vegla politike që iu shërbejnë interesave të ngushta, duke injoruar problemet e qytetarëve.
Teuta Buçi /SHENJA/