(VIDEO) Banorët e fshatit Alldincë kërkojnë ndërprerjen e prerjes së drunjve dhe pastrimin e rrugës
Dhjetra qytetarë nga fshatri Alldincë dhe fshatrat përreth kanë protestuar duke bllokuar rrugën që shpie drejt fshatit Koliçan dhe fshatrave malor të komunës së Studeniçanit.
Banorët thonë se kjo protestë vjen si pasojë e prerjes së drunjëve nga ana e Pyjeve të Maqedonisë po edhe mospastrimit të rrugës dhe dëmtimin e të njëjtës nga ana e drejtorisë.
FAZLI ETEMI – BANOR I FSHATIT ALLDINCË
“Drutë i tërheqin me traktorë, rrugët tash me dal me i pa, krejtë drut nëpër rrugë janë. Ne kërkojmë rruga menjëherë të pastrohet, rreptësisht të ndalet e premja e drunjëve dhe rruga të pastrohet deri në vikend shtëpizën e fundit. Mbi fshatin Alldincë, ka 7 kilometra mbi fshat, deri atje, sepse kemi vikend shtëpiza”.
QYTETAR
“Për një kohë të gjatë po ballafaqohemi me probleme të shumta. Kjo për arsye të dëshirave personale, nuk e di të kujtë, megjithatë të bëhet një veprim i tillë, të pritet një mal i tillë. Rrugën në fjalë e shfrytëzojmë për më shumë se katër dekada. Ka qytetarë të bllokuar atje për më shumë se 12 muaj, për mua nuk është problem sepse kam veturë xhip, por edhe me xhip është bërë problem të ngjitemi lartë”.
GJORGJI ÇEKAROV – QYTETAR
“Nuk mund të vijnë musafir, kam shtëpi malore. 30 vite më parë musafirët vinin me fiço dhe vetura të thjeshta, tani është bërë shumë vështirë, pothuajse e pamundur. Mbi të gjitha për rrugën e papastër nga prerjet e drunjëve. Pavarësisht nëse presin pyje të shtetit dhe private, pavarësisht nëse pret në të zezë ose me dokumente, rruga dëmtohet dhe askush nuk e sanon. Dëmet janë afatgjate dhe të shumta. Njerëzit nuk mund të vijnë as në shtëpitë e tyre të lindjes”.
Në protestë krah qytetarëve ishte edhe kryetari i Komunës së Studeniçanit, komunë në të cilën bien fshatrat, banorët e të cilëve protestuan.
EJUP ABAZI – KRYETAR I KOMUNËS
“Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët të asaj pjese dhe ne si komunë, jemi në mbështetje të plotë të kërkesave të qytetarëve për shkak se ata kërkojnë që rruga e cila kalon nga vikend shtëpizat deri në fshatin Alldincë të jetë e kalueshme të mos ketë probleme”.
Drejtori i pyeve “Karaxhica”, Vllatko Gruevski në një prononcim për media duke folur për protestën tha se pastrimin e trasesë e bën në koordinim me Qendrën për Menaxhimin e Krizave. Ai premtoi se rruga do të pastrohet dhe do të sanohet brenda 15 apo 20 ditësh.
VLLATKO GRUEVSKI, DREJTOR
“Afat, po them për 15-20 dit mund edhe më heret, pot ë lëmë një hapsirë të vogël rruga do të pastrohet. Ne do ta pastrojmë me makinerinë tonë, pjesa ku është dëmtuar do të sanohet. Do të mbulohen të gjitha pusetat e krijuara. Do të pastrohet që të jetë I kalueshëm për vetura të lehta”.
Banorët nga ana tjetër, thonë se nëse nuk ndërmerren masa do të vazhdojnë me protesta dhe bllokada të rrugëve.
Mevludin Imeri /SHENJA/

