(VIDEO) Autobusët privatë pritet që këtë javë të rikthehen në rrugët e Shkupit

(VIDEO) Autobusët privatë pritet që këtë javë të rikthehen në rrugët e Shkupit

Janë zgjidhur problemet mes qytetit të Shkupit dhe Transportuesve Privat dhe këto ditë pritet që autobusët privat të kthehen në rrugët e kryeqytetit. Kështu  deklaroi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

E para e qytetit të Shkupit për Televizionin 24 tha se  problemet nuk janë shkaktuar nga ajo, por nga LSDM dhe VMRO-DPMNE.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Çdo ditë thonë se nuk ka autobusë dhe se ka probleme. Në Këshill, po bojkotojnë vendimin për 250 autobusë të rinj, u është ofruar të zgjedhin bankën për kreditimin dhe ata përsëri bëjnë inat. Zgjidhëm një problem të madh me transportin privat. Natyrisht përfundoi siç thashë. Nuk kemi pasur borxh, këto janë kërkesa aktuale. Ne thjesht donim që kjo të bëhej me ndershmëri. Dhe këta njerëz që tani po hyjnë në sistemin e transportit publik janë njerëz të ndershëm. Nga nesër zgjidhja vlen dhe kemi njerëz që do t’i përshtaten standardeve dhe besoj se do ta bëjnë shërbimin më të mirë për qytetarët tanë”

Rikthimin e autobusëve privat në rrugët e kryeqytetit e konfirmuan për  Televizionin Shenja,  edhe vetë transportuesit. Ata  pohuan se edhe disa transportues privat do të kthehen me autobusët e tyre  në rrugët e qytetit, por sipas tyre, kësaj radhe jo për të protestuar, por, për të punuar.  Ata shpresojnë se ky problem është zgjidhur një herë e përgjithmonë dhe ashtu siç janë dakorduar, ashtu edhe do të mbetet.

Transportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që kërkuan t’i paguante Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, ata bllokuan Shkupin me më shumë se 200 autobusë të parkuar në kryqëzimet kryesore.

Në mungesë  të  autobusëve privat, të vetmit autubusë që ishin në qarkullim ishin ata të Ndërrmarjes së Qarkullimit Publik, e ajo bëri që të krijohet kaos në qytet, duke krijuar rrëmujë të madhe, ndërsa kërkesat e qytetarëve ishin që të kthehen sa më shpejtë transpotuesit privat.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING