(VIDEO) Austria, Çekia dhe Sllovakia me Non-Paper: Marrëveshjet bilaterale të zgjidhen mes shteteve

(VIDEO) Austria, Çekia dhe Sllovakia me Non-Paper: Marrëveshjet bilaterale të zgjidhen mes shteteve

 

MARKETING

Shik.mk

Kontesti mes Malit të Zi dhe Kroacisë, që lidhet me trashëgiminë e pronës nga ish Jugosllavia, mund të rrezikoj që të problematizon anëtarësimin e Malit të Zi në BE, edhe pse ai është drejt finalizimit të procesit. Për këtë arsye, Austria, Çekia dhe Sllovakia, në një dokument të përbashkët non-paper, të shpërndarë më 7 tetor, në prag të mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, kanë përmendur mosmarrëveshjen mes Kroacisë dhe Malit të Zi si shembull të një çështjeje bilaterale që ngadalëson procesin e anëtarësimit të vendeve kandidate.

Sipas të përditshmes kroate, „Večernji list“, në të njëjtin kontekst të pengesave bilaterale që frenojnë integrimin evropian, në tekst përmendet edhe mosmarrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për më tepër, Komisioni Evropian po shqyrton edhe mundësinë që, në disa faza të ndërmjetme, të hiqet dorë nga parimi i unanimitetit të të gjitha vendeve anëtare.

Tri shtetet propozojnë përfshirjen graduale të vendeve kandidate në politika, programe dhe agjenci të caktuara të BE-së përpara anëtarësimit të plotë, thjeshtimin e procesit të marrjes së disa vendimeve teknike dhe ruajtjen e ritmit të negociatave. Ndërkaq, mesazhi lidhur me mosmarrëveshjet dypalëshe është më i drejtpërdrejtë, i cili thotë se, ato duhet të zgjidhen përmes bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet shteteve, në mënyrë që të mos pengojnë përparimin e vendeve kandidate.

Non paper-i

“Për disa vende, zgjidhja më e thjeshtë do të ishte që çështjet e diskutueshme të futeshin në sirtarin e marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim përshpejtimin e anëtarësimit. Por përcaktimi se çfarë përbën një mosmarrëveshje dypalëshe dhe çfarë është çështje e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mund të bëhet shumë lehtë politik dhe arbitrar“.

Ndërkaq, një ditë para publikimit të non-paper-it, Komisioni Evropian publikoi dokumentin e tij propozues “Përgatitjet për një Bashkim më të gjerë”. Në të theksohet se çështjet dypalëshe që nuk lidhen me kriteret e anëtarësimit duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe ose përmes mekanizmave ndërkombëtarë. Ndërkohë, për disa hapa të procesit negociues mund të kalohet në vendimmarrje me shumicë të cilësuar, në vend të unanimitetit. Vendimi përfundimtar për anëtarësimin, megjithatë, do të mbetej në duart e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING