(VIDEO) Artistët e Ansamblit: Na ktheni në punë, mos na detyroni të protestojmë rrugëve

(VIDEO) Artistët e Ansamblit: Na ktheni në punë, mos na detyroni të protestojmë rrugëve

Mbi 30 artistë të punsuar në Ansamblin e këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë mbetur në rrugë, pasi i’u është ndërprerë kontrata e punës dhe për këtë ata thonë se nuk kanë qen aspak të njoftuar. Vullnet Neziri, ish i punsuar si Oboist, tha se kërkojnë angazhimin e Ministrisë së Kulturës dhe Financave, po ashtu dhe të qeverisë, që të kthehen sa më parë në punë dhe të mos detyrohen, siç tha, ata si artistë të bredhim duke protestuar rrugëve dhe para institucioneve pëkatëse.

VULLNET NEZIRI, OBOIST

Ne, kërkojmë angazhimin e Ministrisë së Kulturës dhe Financave, poashtu dhe të qeverisë, që të kthehemi sa më parë në punë dhe të mos detyrohemi ne si artistë të bredhim duke protestuar rrugëve dhe para institucioneve pëkatëse. I bëjmë thirrje politikës aktuale dhe të gjithë organeve kompetente që të mos jenë indiferent ndaj problematikës sonë sepse çdo dështim i joni është edhe i tyre ashtu si çdo e arritur e jona është edhe e tyre për arsye se vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin mund ta çojmë vendin përpara”.

Artistët, tani më të larguar nga puna, gjatë një konference të mbajtur për media, drejtuan edhe një sërë akuzash për drejtorin e Ansamblit, Shkodran Tolaj. Ata thanë njëzëri se edhe pse të sëmurë me sëmundjen nga më të ndryshmet, janë detyruar të shkojnë në punë edhe pse kanë qenë kushtet të mjerueshme për të punuar.

JETMIR REXHEPI,VOKALISTË

Kam qenë në punë, ja edhe kolegët janë këtu, unë kam stendë, edhe i kam thënë që nuk mundem të vijë në punë, ka qenë shumë nxehtë, më ka detyruar të vijë në punë edhe ja ku janë kolegët, kam rënë në skenë, më kanë dërguar në spitalë ku kam ndejtur 10 ditë, nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim”.

Faton Xhoni po ashtu ish i punsuar dhe njëri nga disa të lënduarit në punë, thotë se drejtuesi ka tentuar të ndryshojë faktet se kinse ai është lënduar jashtë orarit të punës, në mënyrë që të mos kompensohet.

FATON XHONI,VALLTARË

Jam njëri nga të lënduarit në punë, që kam humbur edhe pjesë të trupit, në vend që drejtori apo instutucioni të vjen dhe të kudjeset, të shpreh keqardhje për neve, drejtori ka shkruar letër në polici, kinse unë jam lënduar jashtë orarit të punës dhe në pauz”.

Ka 10 ditë që këtyreve artistë i’u është mbaruar kontrata dhe të njejtit theksojnë se kanë presione, kërcënime, por se ata thonë se nuk do të dorëzohen përballë këtyre pengesave. Arstistët të shqetusuar për fatin e tyre, deklaruan se këtë nuk e meritojnë, pasi sipas tyre, ata kanë punuar 8 deri në 12 orë pa asnjë ditë pushimi, ndërsa kanë sjellë medalje e çmime të para në gara ndërkombëtare duke i mahnitur siç thonë, të huajt me pasurinë folklorike dhe kombëtare siç janë: veshjet, vallet, këngët, etj.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING