(VIDEO) Arrestohet anesteziologu që filmoi dhe publikoi pacientët në “Tik Tok”

(VIDEO) Arrestohet anesteziologu që filmoi dhe publikoi pacientët në “Tik Tok”

Anesteziologu që synoi të bëjë shou duke shpërndarë pamje të pacienteve shtatzëna në Spitalin e Tetovës është arrestuar mbrëmë në mesnatë. Policia njoftoi sot se personi është kapur në shëpinë e tij në fshatin Odër të Tetovës. Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme është sqaruar se policia ka vepruar pas denoncimit që e ka bërë drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë.

 

Ministria e Punëve të Brendshme

“Më 14.04.2023 në orën 23:40, nëpunës policor kanë arrestuar V.D. (43) në fshatin Odër të Tetovës, duke vepruar pas paraqitjes nga ana e P.V., drejtor i Spitalit Klinik Tetovë se, V.D. i punësuar si anesteziolog në spital, ka incizuar dhe publikuar në rrjetin ‘tik tok’, personel mjekësor dhe pacientë të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Është informuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet paraqitje përkatëse”

Këtë rast të papërgjegjisë së plotë të një të punësuari në një institucion shëndetësor e ka dënuar edhe Oda e Mjekëve, e cila edje paralajmëron se do të merren masat përkatëse ndaj personit.

Oda e Mjekëve

“Mjekët janë të obliguar ta kryejnë profesionin e tyre me ndërgjegje dhe përgjegjësi, të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të sëmurëve dhe të ruajnë besimin e tyre. Kërkesa për respektimin e të drejtave personale nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve. Në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për shqyrtimin e rastit, dhe marrjen e veprimeve dhe masave”

Oda parlajmëron se ka qëndrime të ashpra ndaj gjithë atyre që e shembin dinjitetin, pasqyrën dhe integritetin profesionit.  /SHENJA/

MARKETING