(VIDEO) Arrestohen tre persona për prodhim dhe shitje të substancave narkotike

Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka sjellur urdhër për zbatim të procesurës hetimore kundër tre persona, për shkak se ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale – Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Siç infromojnë nga Prokuroria, të dyshuarit, dy banoarë të fshatit Stojakovo dhe një nga Vallandova, kanë marrë pjesë dhe kanë ndërmjetësuar në shitjen e rreth pesë kilogramëve marihuanë të cilën e ka furnizuar i dyshuari i parë.
PROKURORIA THEMELPRE PUBLIKE GJEVGJELI
“Tre kilogramë nga droga janë dakorduar t’ia shesin një blerësi – shtetas grek për një shumë prej 9.000 eurosh. Gjatë përpjekjes që ta shesin drogën në një lokacion në Dojran, nëpunës policor i kanë zënë. Në vendin e ngjarjes janë arrestuar dy nga të dyshuarit, ndërsa i treti është nisur në arrati, por shpejtë edhe ai është arrestuar. Në mënyrë plotësuese, në afërsi të Bogdancit është gjetur pjesa tjetër e drogës të cilën e kanë pasur për shitje”.
Me arsyetimin se të dyshuarit mund të arratisen, të ndikojnë në hetim duke ushtruar presion mbi dëshmitarët ose bashkëpunëtorët, të fshehin ose shkatërrojnë provat e veprës penale, dhe se mund të përsërisin veprën për të cilën po ndiqen penalisht, gjykata ka dërguar një kërkesë në gjykatë për të caktuar masën e paraburgimit për të tre të dyshuarit.
Samir Mustafa /SHENJA/