MPB: Përparim Bajrami u paraqit në VK Bllacë, arrestohet dhe dërgohet në Burgun e Shkupit
Përparim Bajrami, 33-vjeçar, është ndaluar sot në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, teksa po tentonte të hynte në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajrami është paraqitur në pikën kufitare rreth orës 05:35 dhe rezultonte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Urdhërarresti ishte lëshuar në bazë të urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, me numër XVII KO nr. 4232/24, të datës 17 dhjetor 2024.
Policia e ka privuar nga liria dhe më pas e ka shoqëruar në Institucionin Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Shkup, ku do të vijojnë procedurat përkatëse.
MPB-ja nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me veprën penale për të cilën Bajrami është kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

