(VIDEO) Arrestohen dy persona, përdhunuan dy të mitura

(VIDEO) Arrestohen dy persona, përdhunuan dy të mitura

Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari 58 vjeçar e kishte fotografuar viktimën.

MPB

SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër J.M. (58) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përdhunim i një fëmije nën moshën 15 vjeç”.

Policia informoi se 58 vjeçari më 15.04.2026, në Shkup, e ka përdhunuar vajzën 13 vjeçe dhe e ka fotografua. Policia shton se të dyshuarit i është sekuestruar telefoni mobil dhe një veturë Mercedes. “Personi është privuar nga liria dhe nga ai janë sekuestruar një telefon mobil dhe një automjet pasagjerësh “Mercedes”.

Nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit.

Ndërkaq, Policia në Gostivar ka arrestuar një 29-vjeçar nga fshati Zdunjë, i dyshuar për përdhunimin e një të miture dhe publikimin e materialeve eksplicite në rrjetet sociale. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur para disa muajsh, ndërsa autori e kishte kërcënuar viktimën dhe familjen e saj. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar pajisje elektronike dhe i dyshuari ndodhet në paraburgim. /SHENJA/

 

MARKETING