(VIDEO) Antikorrupsioni premton hetime serioze të kontratës për Korridoret 8 dhe 10 D

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit po punon me intenstitet të plotë në shqyrtimin e marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. E para e korrupsionit, Biljana Ivanovska, tha se për këtë rast po punon një ekip më i madhë, duke përfshirë edhe këshilltarët. Disa prej tyre punojnë në segmentin e prokurimit publik, disa në çështjen që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës, disa janë si hetues dhe disa punojnë në analizën e ligjeve, ndryshimet e të cilave janë procedurë parlamentare dhe duhet të miratohen.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E ANTIKORRUPSIONIT

“Është përfshi gjthçka që ka të bëjë me këtë rast, besoni se kërkohen më shumë analiza dhe  më shumë punë. Edhe ne duam që ta përfundojmë më shpejt dhe të dalim me rezultate. Nuk mund të thuhet një datë e saktë kur do të përfundojë analiza”.

Antikorrupsioni hapi lëndë për marrëveshjen e ndërtimeve të korridoreve 8 dhe 10d, me komapnitë “Behtel dhe Enka”, pas reagimeve të shumta që pati në opinion.

Ndërkaq, marrëveshja solli ndryshime në disa nga ligjet aktuale. Fillimisht propozim ligjet u dorëzuan nga deputetët e shumicës qeverisëse, por pasi ngecën në procedurën parlamentare për shkak të numrit të madhë të amendamenteve nga opozita, Qeveria vendosi të dërzojë një paketë të re prej pesë ligjesh- për marrëdhënie pune, në ndërtim, në shpronësim, në planifikim urban, Ligji për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projketit për ndërtimin e infrastrukturës së korridoreve, por këtë herë të gjtha me flamur evropian, për të shmangur bllokimin nga opozita.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend ishte ndër të parët që reagoi për përdorimin e flamurit evropian, duke theksuar se ndryshimet e propozuara nuk janë në drejtim të harmonizimit të legjislacionit vendas me legjislacionin e BE-së dhe standardet e Unionit, raste për të cilat ky instrument duhet të përdoret në Kuvend. Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING