(VIDEO) Anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk kanë vendosur për dorëheqje

Antarët e Këshillit Gjyqsor ende nuk kanë qëndrim, për interpelancën e inicuar kundër tyre nga shumica parlamentare në Kuvend. Antarja Vesna Dameva thotë se është në fazë të analizimit të interpelancës kundër saj dhe se ende nuk ka një qëndrim për këtë çështje.
Vesna Dameva, antare e Këshillit Gjyqësor
“Jam në fazë të analizimit të saj dhe përmbajtjes. Do të krijoj qëndrimin tim dhe pastaj do ta shpalos në opinion. Nuk do të ngelet opinioni pa sqarimin tim. Dorëheqja është akt personal dhe dorëheqja paraqitet vetëm kur ka arsye të justifikuara për të”.
Një qëndrim nuk ka as antarja Tanja Çaçarova Ilievska. Ajo thotë se nuk është gati të flas sepse mendon se fillimisht duhet të analizoj shkaqet e interpelancës.
Tanja Çaçarova Ilievska, antare e Këshillit Gjyqësor
“Bëhet fjalë për përgjegjësi kolektive. Përgjegjësia duhet të jetë individuale edhe krahas asaj se Këshilli Gjyqsor është një trup. Ne të gjithë kemi votuar me votën tonë për një vendim dhe varësisht nga kjo, sillet vendim me shumicë votash. Vlerësoj se është mirë ta analizojmë interpelancën. Atëherë do të mund të kemi qëndrim sa i përket çështjes së dorëheqjës”.
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i mbështetur edhe nga VLEN dhe ZNAM, më 7 shkurt dorëzuan në Kuvend iniciativë për votimin e mosbesimit të antarëve të Këshillit Gjyqsor, të zgjedhur në Kuvend. Kryeministri Hristijan Mickoski në anën tjetër shpreson që derisa deputetët të votojnë për interpelancën e antarëve të Këshillit Gjyqsor, ata do të jenë të moralshëm dhe do të tërhiqen vetë. Ai vlerëson se është e nevojshme të formohet një Këshill Gjyqsor i ri, i cili do të jetë i pavarur dhe i pa ndikueshëm politikisht.
Pritet që debate për interpelancat të nisë në fillim të muajit mars.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/