(VIDEO) Alarmet për bomba, Ministria e Arsimit me rekomandime të reja

Ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri tha se është zgjeruar problemi në lidhje me raportimet për bomba sepse në fillim kanë qenë target vetëm shkollat e mesme  ndërsa tani janë edhe shkollat fillore dhe kjo paraqet një situatë të re për të cilën duhet  diskutuar. Ai potencoi se së shpejti MASH do të sjellë udhëzime dhe rekomandime të reja për këtë situate. Miniswtri sqaroi se  më heret ata kanë analizuiar këndvështrimin e mësimit online vetëm në shkollat e mesme ndwrsa tani duhet në fokus të jenë edhe shkollat filloret  për arsyje se numri i raportimeve për bomba është më i madh në shkollat fillore.

JETON SHAQIRI, MINISTËR I ARSIMIT

 “Përgjegjës për çështjen e sigurisë nuk është ministria e arsimit, janë institucionet tjera, ndërsa sa I takon procesit edukativo arsimor ka përgjegjësi ministria e arsimit, komunat si themeluese të shkollave por edhe drejtorët e shkollave. Ne kemi dërguar rekomandime në të gjitha shkollat që ishte mbyllja e emailave dhe hapja e emailave të reja, që të shifet procesi I komunikimit si ka shkuar dhe ku janë paralajmwrimet. Gjithashtu unë sot do të vizitoj 2 shkolla që kanë pasur paralajmrime për bomba për ti dëgjuar nga afër “.

Vesna Janevska, kryetare e Komisionit për arsim dhe shkencë nga rradhët e VMRO-DPMNE-së në lidhje me çështjen  e mësimit online si rezultat I bombave tha se mësimi është në pezullim të plotë. Ajo theksoi se prindërit e nxënësve të shkollave fillore, të indinjuar nga paaftësia e Qeverisë, largohen çdo ditë nga vendet e punës për të marrë fëmijët e tyre dhe për t’i lënë ata vetëm në shtëpi për të vazhduar mësimin online. Ajo thotë se nuk ka mësim online pasi qw  platformat kanë rënë. Ai Tims që supozohej të përdorej nga fëmijët edhe gjatë krizës së Koronës, kishte probleme me licencën.

VESNA JANEVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT PËR ARSIM DHE SHKENCË NGA VMRO DPMNE

“I bëj thirrje Ministrisë së Brendshme të bëjë punën e saj dhe të sigurojë shkollat ​​24 orë në ditë dhe të mos e mbulojë paaftësinë e saj duke thënë se jemi në një luftë hibride. I bëj thirrje edhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencws që urgjentisht të gjejë një mënyrë për të kompensuar atë që ka munguar, ndërsa ka ende të paktën pak kohë”.

Ndërkaq nga Ministria e punëve të brendshme kanë njoftuar se të rreme janë edhe kërcënimet e sotme për bomba që janë dërguar mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të 30 shkollave të Shkupit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING