(VIDEO) Alarme për bomba në 14 shkolla dhe Aeroportin e Shkupit

(VIDEO) Alarme për bomba në 14 shkolla dhe Aeroportin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se edhe  sot ka pasur  kërcënime  për bomba të vendosura  nëpër disa shkolla të Maqedonisë së Veriut dhe në Aeroportin e Shkupit. Nga MPB , sqaruan se  denoncime të tilla kanë pranuar gjithsej 10 shkolla në Shkup dhe 4 shkolla në Prilep. Nga  MPB po ashtu njoftojnë se nënpunësit policor të sektorit për antiterrorizëm,  kanë evakuar mënjëher të gjithë nxënësit dhe të punësuarit në shkolla. Nga ana e policisë,  njëjtë kanë vepruar edhe në Aeroportin e Shkupit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me kërcënimet  e sotme me bomba në 10 shkolla dhe në  Aeroportin  e Shkupit, si dhe katër shkolla në Prilep. Është konstatuar se bëhet fjalë për  kërcënime  të rrejshme”.

Ndërkaq, kërcënime për bomba të vendosura nëpër shkolla dhe disa qendra tregtare kanë filluar disa muajë më parë, por e mira e gjithë kësaj është , se deri më sot të gjitha kanë qenë të rrejshme. Autoritet shtetërore deklarojnë se bëhet fjalë për luftë hibride, por deri më tani ende nuk janë zbuluar se nga ku vijnë këto mesazhe kërcënuese. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING