(VIDEO) Aktivitetet parazgjedhore i kanë vazhduar sot edhe partitë më të vogla

(VIDEO) Aktivitetet parazgjedhore i kanë vazhduar sot edhe partitë më të vogla

Partitë e vogla të Maqedonisë së Veriut, të cilat po marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, në fushatën e tyre zgjedhore kanë dhënë disa zotime. Nga Lëvizja Znam, thonë se ata kanë 40 propozime për përmir;simin e sistemit të prodhimit dhe përpunimit të ushqimit në bujqësi, që do të mundësojë që bujqit të kenë kushte më të mira dhe dinjitoze .

Përfaqësues i Lëvizjes ZNAM

“Të nderuar qytetarë, bujqësia kërkon strategji afatgjatë dhe jo zgjidhje të shpejta politike, për këtë është e nevojshme që të ketë strategji afatgjate, pamarrparasysh se cila parti politike është në pushtet”

Nga partia e romëve, respektivisht nga partia AVAJA, thonë se që të ketë ndryshim për statusin e romëve, duhet që qytetarët të dalin masivkisht për të votuar, pasi ata do ti përfaqësojnë romët denjësisht.

Akif Kariman, kryetar i partisë AVAJA

“Në romët nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se të dalim me 8 maj masivisht, që nesër pasnesër të kemi ndryshim, të kemi përfaqsues tonë në kuvend, që nuk do të jenë piun për të tjerët”

Partia e Djathta duke kërkuar besimin e qytetarëve, thonë se partia e tyre do të luftojë për një Maqedoni të re.

Toni Aleksovski  bartës I listës për deputet I partisë e Djathta

“Do ju lusë të gjithë vëllezërve dhe motrave maqedonas, për të cilët është me rëndësi Maqedonia, të mendoni më mirë se  kujt do ia jepni votën. Nëse votoni për ne, vota juaj do ketë një karakter detyrues për ne”

Ata më tej zotohen se do të luftojnë për të gjithë maqedonasit dhe bashkësitë e tjera që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING