(VIDEO) Aksion i policisë në burgun e Idrizovës, arrestohen 17 pjesëtarë të policisë së burgjeve

(VIDEO) Aksion i policisë në burgun e Idrizovës, arrestohen 17 pjesëtarë të policisë së burgjeve

Organet e rendit kanë arrestuar gjithësej 17 punonjës të burgjeve, për shkak të dyshimit se kanë ndihmuar në arratisjen e një të burgosuri. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj gjashtë personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit tetor të vitit të kaluar kanë kryer veprën penale të mundësimit të arratisjes së personit të privuar nga liria, ndërsa një person dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Për 6 prej tyre, është propozuar masa e paraburgimit.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Më datë 26.10.2023 në një objekt privat shëndetësor në Shkup, pesë të dyshuarit – punonjës të policisë së burgjeve në Idrizovë- Shkup, si grup, me paramendim, të ndihmuar nga i dyshuari i gjashtë polic burgu – praktikant, ka mundësuar arratisjen e një personi të dënuar për veprën penale ‘Vrasje’”.

 

Prokuroria sqaroi se personi i dënuar përderisa i nënshtrohej tretmanit

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Në ditën kritike, i shoqëruar nga dy policë të dyshimtë të burgut, personi shkoi në dhomën e pirjes së duhanit ngjitur me spitalin. Aty ka kaluar rreth gjysmë ore, pas së cilës zyrtarët e dyshuar të burgut janë larguar duke e lejuar të dënuarin të dalë nga dhoma dhe të arratiset. Të dyshuarit nuk e kanë raportuar arratisjen tek eprorët në Idrizovë”.

Po ashtu prokurori publik po zhvillon procedurë parahetimore ndaj 11 personave për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se në periudhën kohore prej datës 26.10.2023 kanë kryer vepër penale “Lirimi i paligjshëm i një personi të privuar nga liria”. Të dyshuarit e kanë liruar të dënuarin për të cilin u ishte besuar kujdestaria, i cili është larguar nga objekti shëndetësor pa përcjellës dhe është kthyer pas disa orësh mungesë.

Pasi prokuroria ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën nga rreziku i arratisjes, se do të fshehin, falsifikojnë apo asgjësojnë gjurmët e krimit dhe se duke ndikuar tek dëshmitarët dhe mund të pengojnë hetimin, ka propozuar masën e paraburgimit për gjashtë të dyshuar, ndërsa për njëmbëdhjetë të tjerë masa kujdesi.

Për veprat penale “Lehtësimi i arratisjes së personit të privuar nga liria” sipas nenit 372, parashikohen dënime me burg nga një deri në dhjetë vjet.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING