(VIDEO) Aksion i gjerë policor kundër keqpërdorimeve në shëndetësi

(VIDEO) Aksion i gjerë policor kundër keqpërdorimeve në shëndetësi

Një aksion i madh policor është zhvilluar sot në disa qytete të vendit. Nga Prokuroria Themelore Publike kanë njoftuar se janë duke u hetuar vepra penale që i kanë shkaktuar dëm Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

MARKETING

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Nën udhëheqjen prokurorit publik nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar, MPB po kryen një aksion të koordinuar në disa lokacione në të gjithë vendin. Ky është dyshimi i bazuar për disa vepra penale që kanë shkaktuar dëme në Fondin e Sigurimit Shëndetësor”.

Sipas informacioneve jozyrtare që u publikuan në media, bëhet fjalë për një praktikë të paligjshme të paraqitjes së diagnozave të rreme, e cila ka mundësuar aplikimin, marrjen dhe përdorimin e ndihmës financiare për kujdesin personal të dikujt tjetër, si dhe marrjen dhe përdorimin e paligjshëm të pensioneve të invaliditetit. Sipas këtyre informacioneve, bëhet fjalë për një rrjet të përbërë nga mbi 50 persona: mjekë, anëtar të komisionit të fondit të sigurimit të pensioneve dhe invaliditetit, avokat, ekspert etj.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING