(VIDEO) Aksidente në Shkup, 22-vjeçarja humbi jetën nga goditja me veturë
Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mbrëmë në orën 23:43 në kryeqytet në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku ka mbetur i vdekur një person. MPB konfirmon se ishte një vajzë 22-vjeçare me inicialet F.K., automjeti i cili ka goditur këmbësoren ishte “Peugeot 207” me targa të Shkupit, i drejtuar nga personi me inicialet V. J. nga Shkupi. Theksohet se 22-vjeçarja nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Ndërkaq për drejtuesin e makinës lanë të ditur që është arrestuar dhe se njëkohësisht do të ngrihet padi.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje të ekipit hetimor nga SPB Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Shoferi V.J. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”.
MPB gjithashtu ka dhënë informacione zyrtare gjatë mbrëmjes së djeshme edhe për djegien e një veture “Peugeot”, rreth orës 19:00 në rajonin e Bit Pazarit, nga ku siç thonë ata, me shumë gjasë bëhet fjalë për defekt të veturës. Sipas informacioneve, vetura drejtohej nga personi me inicialet L.V (51) nga Shkupi, dhe sipas denoncimit të tij, teksa ishte duke drejtuar automjetin në Bulevardin “Kërste Misirkov”, nga vetura ka dalë tym dhe ka shpërthyer zjarr. Ndërkaq, MPB thekson se zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.
Anida Murati /SHENJA/