(VIDEO) Ahmeti kërkon tërheqjen e VLEN-it nga qeveria

(VIDEO) Ahmeti kërkon tërheqjen e VLEN-it nga qeveria

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tubimi në Saraj ka ftuar koalicionin shqiptar, VLEN që të tërhiqet nga Qeveria, pasi siç thotë, shqiptarët u poshtëruan dhe u turpëruan duke ua shkelur legjitimitetin. Ahmeti hedh poshtë mundësinë që BDI dhe Fronti Europian të bëhen pjesë e Qeverisë.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

Shqiptarët janë poshtëruar dhe turpëruar duke ua shkel legjitimitetin. Besoj të reflektojnë. Le të tërhiqen! Sepse historia gjërat edhe i shënon. Nuk është mirë që në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë ata të mbeten njerëz që e kthejnë pas çështjen shqiptare në Maqedoni. Ne, zyrtarisht kemi deklaruar si BDI dhe si Front se s’jemi gomë rezervë që t’i zëvendësojmë të tjerët. Ne nuk jemi pjesë e kësaj Qeverie”.

Ahmeti theksoi se Maqedonia e Veriut me të gjitha shtetet ka lidhje hekurudhore dhe autostrada në përjashtim të Shqipërisë dhe Bullgarisë. Ahmeti tha se Korridori 8 që është një korridor paqeje është bërë Gogol nga qeveria.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

Nuk është mirë, është bërë korridori 8 Gogol. Pa shihni njëherë,mos mendojnë këta, përnime janë të ri si politikan, se ne jemi të verbër. Me të gjitha shtetet,ka lidhje hekurudhore e autostrada Maqedonia, vetëm me Shqipërinë s’ka edhe me Bullgarinë. Po korridori i 8 nuk është korridor i Bashkimit Demokratik për Integrim, është korridor i paqes, është korridor i stabilitetit, është korridor i NATO-s”.

Fronti Europian tashmë ka filluar takimet me qytetarët. Takimin e parë e kishte me banorët e Likovës, të dytin me banorët e Sarajit. Ahmeti ka paralajmëruar se do ta vizitojnë çdo vendbanim ku do të flasin me qytetarët dhe do të veprojnë siç do tu thonë qytetarët.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING