(VIDEO) Ahmeti ka dhimbje shpirtërore për veprimet e “grupit të zjarrtë”

(VIDEO) Ahmeti ka dhimbje shpirtërore për veprimet e “grupit të zjarrtë”

Veprimet e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarit”, në Bashkimin Demoktratik për Integrim, të cilët kërkojnë doemos që të largohet nga funksioni si zëvendës kryeminisër i parë,  Artan Grubi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore kryetarit  të BDI-së, Ali Ahmetit.

ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Dhimbje shpirtërore po, por shqetësim jo”

Edhe përkundër të gjithë kësaj situate të krijuar në opinion , kreu i integristëve, Ali Ahmeti deklaroi se askush nuk do të përjashtohet nga BDI-ja, ai madje  tha se vendimi i “Grupit tëZjarrit” është një qasje e tyre e gabueshme.

ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Jo, nga BDI-ja kërkush nuk është përjashtuar deri më tani. Këta janë shokë të mi, bashkëpunëtorë të mi, e kanë shumë gabim qasjen, analizat që i bëjnë, do të thotë unë jam Kim Jong-un si e ka emrin ky i Koresë së Veriut. BDI është, unë mendoj një nga partitë më demokratike, më e hapura në këto hapësira dhe akoma më shumë do të punojmë që të jemi sa ma transparent sa ma llogaridhënës, kështu që nuk ka të bëjë kjo me diktaturën”.

“Grupi Zjarrit”, pakënaqësitë e tyre tani më, ka filluar t’i shprehë në oponion. Ata filluan nga Komuna e Studeniçanit, pastaj vazhduan në qytetin e Manastirit dhe të njejtit kanë paralajmëruar takim me rininë në qytetin e Shkupit. Ndërsa, funksionarët e BDI-së në krye me Ali Ahmetin, takimet  me qytetarët i kanë filluar në rajonin e pollogut, ku nga atje Ahmeti tha se nuk do të heqë Artan Grubin. Samir Mustafa/SHENJA/