(VIDEO) Ahmeti: Edhe qiellin do ta hapim për midisi dhe qëllimin do ta arrijmë

(VIDEO) Ahmeti: Edhe qiellin do ta hapim për midisi dhe qëllimin do ta arrijmë

Hajdeni bëhemi një front të gjithë për në Evropë. Kjo ishte  porosia e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, nga Çollopeku i komunës së Bërvenicës së Tetovës, ku Ahmeti bashkë me disa bashkëpartiak dhe funksionarë të tij, janë duke vazhduar takimet me qytetarët, të cilët  ka disa ditë që kanë filluar në rajonin e pollogut.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, nga atje  ka bërë thirrje për krijimin e një Fronti të përbashkët për Bashkimin Evropian dhe për pajtim mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dy popuj kryesorë në vend, për siç tha Ahmeti, të parandalojnë shpërnguljen e njerëzve, të krijojnë standarde më të mira për qytetarët.

ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Ne nuk do të ndalemi, ne do të vazhdojmë përpara, pavarësisht rreziqeve, vështirësive, unë njëherë e kam thënë edhe qiellin do të hapim për midisi, por tek qëllimi do të arrijmë, sepse asnjëherë se kemi humbur rrugën për në destanacionin dhe gjithmonë kam qenë i bindur që jemi në rrugë të drejtë dhe të gjithë ata që janë në rrugë të drejtë edhe Zoti u ndihmon”

Synimi i të gjithë funksionarëve shtetërorë të emëruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, është që ti rumbullaksojnë të gjitha projektet të cilat kanë pasur vonesë deri tash padrejtësisht, kështu para banorëve të Çollopekut, deklaroi zv.kryeminsitri i parë, Artan Grubi.

ARTAN GRUBI-ZV.KRYEMINISTËR I PARË

“Abetaren e përbashkët kombëtare e bëmë brenda një jave sa po u shpallë nga kryeministri i Shqipërisë dhe kryeministri i Kosovës në konferencën e përbashkët të cilën e kishin në Tiranë dhe me institucionet tona e rrumbullaksum të gjithë atë proces. Shkollën në Bllacë, për të cilën na kritikuan më shumë se 10 vite, çdo ditë kishte kronika në lajme se si fëmijët e tyre  shkojnë në këmbë dhe mësojnë në Kosovë, u bë edhe ajo, ra zilja e parë edhe aty”.

Përndryshe, takime me qytetarët gjatë ditës së sotme kanë paralajmëruar nga të dy taborët. BDI me në krye me Ali Ahmetit do jenë në Zhelinë të Tetovës, ndërsa takim të njejtë me qytetarët në Gostivar, kanë paralajmëruar edhe nga “Grupi i Zjarrit”.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING