(VIDEO) Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sot ka mbajtur mbledhjen e tretë publike për vitin 2024

(VIDEO) Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sot ka mbajtur mbledhjen e tretë publike për vitin 2024

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sot ka mbajtur mbledhjen e tretë publike për vitin 2024. Në takim u prezantuan aktivitetet e realizuara të Agjencisë nga tremujori i tretë i këtij viti, të gjeturat e Analizës së tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizive për vitin 2023, si dhe balanca (im) gjinore në strukturën e pronësisë dhe u diskutuan strukturat e personelit në transmetim. Në tremujorin e tretë të këtij viti, Drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski, tha se Agjencia të cilët e drejton ai, ka marrë tri vendime për heqjen e licencës për transmetim televiziv dhe radio dhe ka dhënë katër vërejtje publike për transmetuesit. Këshilli i Agjencisë në tre muajt e fundit ka marrë dy vendime për refuzimin e kërkesave për shpalljen e konkursit publik për dhënien e licencës për transmetim radioteleviziv.

ZORAN TRAJÇEVSKI,DREJTOR I AGJENCISË PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE

Një kërkesë për shpalljen e konkursit publik për radio jofitimprurëse në nivel rajonal, në zonën e qytetit të Shkupit, është refuzuar në bazë të njoftimit të AEK-ut se për zonën e shërbimit – qyteti i Shkupit aty nuk ka mundësi për të përcaktuar një alokim të ri të frekuencës. Kërkesa e dytë për shpalljen e një konkursi publik për dhënien e licencës në nivel kombëtar nëpërmjet një multipleksi tokësor dixhital u refuzua në bazë të Studimit për përcaktimin e justifikimit të shpalljes së një konkursi publik, gjetjet e të cilit rezultuan se ekziston , nuk ka arsyetim për shpalljen e konkursit për dhënien e licencës për transmetim televiziv në nivel shtetëror për shërbime programore me: format të përgjithshëm kryesisht argëtues, format të përgjithshëm kryesisht informativ dhe format të përgjithshëm në të cilin llojet e programeve të përfaqësuara realizojnë të tre funksionet mediatike”.

Marina Trajkova duke sqaruar për analizën, të ciln e kanë bërë në lidhje me pronsin e mediumeve, ajo tha se në vitin 2020 ka pasur gjithsejë 69 radio, të cilët kanë qen në pronësi të 11 personave juridik dhe të tjerat në pronësi të personave fizik, nga të cilët 50 kanë qen të gjinisë mashkullore dhe 20 rë gjinësi femrore.

MARINA TRAJKOVSKA, AGJENCISË PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZIVE

Gjithsej 42 radio kanë qenë në pronësi të meshkujve, më saktësishtë në 38 radio, meshkujtë kanë qen drejtpërdrejtë pronar, ndërsa në katër radio tjera meshkujt kanë qen pronar të fundit të personave juridik, në të cilën kanë qen në pronësi mediumet”.

Nga atje gjithashtu infromojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti, Këshilli i Agjencisë ka dhënë katër vërejtje publike për transmetuesit, tre prej të cilave për Gurra TV dhe një për Radio Pro FM, për shkak të konstatimit të mos respektimit të dispozitave ligjore. Është marrë vendim për paralajmërim publik dhe përjashtim të ritransmetimit të shërbimit programor për operatorin Combo 2003, për shkak të ritransmetimit të shërbimeve programore që nuk janë të regjistruara në Agjenci. Në operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik janë kryer gjithsej 46 mbikëqyrje të rregullta programore.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING