(VIDEO) A mund të ribashkohet Aleanca për Shqiptarët?!

(VIDEO) A mund të ribashkohet Aleanca për Shqiptarët?!

“Ndarja e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni VLEN, hap rrugë për bashkim”. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, i pyetur se a ekziston mundësia të ribashkohet ASH-ja e tij me atë të Ziadin Selës, u shpreh i hapur, duke thënë  se “Shtëpia dhe familja  e tyre është e madhe dhe kush dëshiron të shkojë, janë të mirëseardhur”. Ndërsa, kur u pyet edhe me emër të përveçëm, ku e përsëriti të njëtën fjali, vetëm e shtoi emrin e Selës. Ndërkaq, për këtë, sot ka reagur Ziadin Sela.

MARKETING

ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË

“Sipas traditës dhe të drejtës zakonore shqiptare, shtëpia, nuk është thjesht objekti ku rri por është nam dhe identitet! Të madhe apo të vogël një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë. Nderi, besa, fjala e dhënë  dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që ky zot shtëpie duhet t’i ketë. E kur nuk i ka, as shtëpi e derë nuk  quhet e jo më e madhe”.

Kujtojmë se tek ndarja e Aleancës për Shqiptarët, erdhi vendimi i para një viti  të kreut të ASH-së, Arben Taravari, që të shkëputet nga pozita e atëhershme dhe t’iu bashkohet opozitës, që më pastaj u bënë VLEN, ku  garuan së bashku në zgjedhjet lokale dhe presidenciale, ndërsa Sela nuk mendoi ashtu dhe ai vazhdojë të mbetet në qeveri, e më pastaj i’u bashkua Frontit Europian, me çka edhe ai garoi si koalicion në zgjedhjet e fundit. Sela vazhdon të mbetet pjesë e Frontin Europian, kurse Tarvari nga dje vepron i vetëm, pasi vendosi që në zgjedhjet lokale të vjeshtës të garojë me lista të veçanta për këshilltarë, gjë që nuk u pajtuan me atë vendim  krerët e VLEN-it,  dhe të nejtit e shpallën të vetpërjashtuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING