(VIDEO) 80 vjet gjenocid, nesër nis “Java Çame”

(VIDEO) 80 vjet gjenocid, nesër nis “Java Çame”

Me moton “I LOVE ÇAMËRIA”, edhe këtë vit shoqata kulturore “Vizioni-M”, organizon “Javën Çame”, e cila do të fillojë nga e premtja më 21 qershorë dhe do të zgjasë deri të ejtën më datë 27, po në këtë muaj. Koordinatori i këtij organizimi, Bujar Çaili, për Televizionin Shenja, tha se programi këtë vit do të jetë më i begatë dhe se janë parashikuar një sërë aktivitetesh. Ai tha se presin interersim tejët të lartë nga të gjithë qytetarët e vendit dhe më gjërë.

BUJAR ÇAILI, KORDINATOR I JAVËS ÇAME

Është viti i 4 rradhazi që jemi duke organizuar programin e JAVËS ÇAME, organizohet nga shoqata kulturore joqeveritare Vizioni-M. Edhe këtë vit parashihen një sërë aktivitetesh. Programi do të zgjasë një javë dhe parasheh programe të ndryshme kulturore për çdo ditë. Nesër do të zbukurohen vendbanimet shqiptare me llogon I LOVE ÇAMËRIA, ditën e shtunë do të bëhet nisja për në Kllogjerë të Shqipërisë dhe do të zgjasë dy ditë për shkak të relacionit të gjatë”.

Çaili njoftojnë se gjithashtu në program parashihet edhe një organizim i një turneut të futbollit dhe basketbollit të dielën dhe të hënën, pastaj për të vazhduar të martën me promovimin e librit i titulluar “Gjenocidi Çam” nga autorja Berna Turkdogan, ndërsa të mërkurën do të ketë ekspozitë arti dhe vallëzime folklorike me motive çame dhe të ejtën ku është edhe dita e fundit, janë paraparë dy organizime. Kordinatori Bujar Çaili sqaroi se do të ketë një marsh me motoçiklistë nga Tetova në Shkup dhe pastaj në orën 14 do të takohen para ambasadës greke në Shkup.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING