(VIDEO) 50 lëndë për praktika të padrejta tregtare
Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës ka formuar 50 lëndë për praktika tregtare të padrejta. Zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski tha se Komisioni do të dalë në terren, do të ketë shumë punë dhe do tí kontrollojë rastet, dhe siç theksoi ai, sigurisht, nëse ka nevojë, do të ketë edhe gjoba. Komisioni do të shqyrtojë të gjitha rastet dhe do t’i kontrollojë ato në vend. Për shkeljet e gjetura, gjobat janë të mëdha, deri në 20 000 euro.
“Ligji për praktikat tregtare të padrejta duhet të zbatohet dhe të mbrojë si prodhuesit, ashtu edhe konsumatorët”, theksoi Risteski.
Ligji për praktikat tregtare të padrejta është në fuqi që nga 28 shtatori i vitit të kaluar. Deri në fund të vitit 2024 u bë monitorimi i zbatimit të Ligjit, ndërsa nga fillimi i këtij viti janë vendosur gjoba për të gjitha shkeljet e zbatimit të tij.
Me ligjin mbulohen mbi 2,500 produkte, dhe rregullohen marrëdhëniet midis prodhuesve, furnizuesve dhe tregtarëve. Sipas ligjit, i cili është në përputhje me direktivën e BE-së, marzha vjetore nuk duhet të jetë më e lartë se 10 për qind. /SHENJA/