Vuçiq: Pavarësisht presionit, Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Vuçiq: Pavarësisht presionit, Serbia nuk do ta njohë Kosovën
Serbian President Aleksandar Vucic speaks during a public address in Belgrade, Serbia, Friday, Sept. 13, 2024. Serbia on Friday demanded that an election be held and ethnic Serbs return to police and judiciary in a Serb-populated northern region of Kosovo where tensions have fueled fears of instability and new armed clashes. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht se sa i madh do të jetë presioni ndaj saj, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Duan me çdo kusht të shohin një Kosovë të pavarur. Duan të ushtrojnë sa më shumë presion ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën”, tha Vuçiq në përgjigje të një pyetjeje nëse Serbisë i kanoset ndonjë rrezik nga rajoni, duke iu referuar një donacioni të Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai theksoi se kjo nuk do të ndodhë pavarësisht se sa presion do të ushtrohet mbi të.

Presidenti serb kritikoi gjithashtu atë që e quajti “heshtje të komunitetit ndërkombëtar” ndaj zhvillimeve në Kosovë.

Ai u ndal edhe te, siç e quajti, “gjuetia mediatike” ndaj tij pas deklaratave për lumin Ibër, duke pretenduar se çdo ide serbe duhet të pengohet.

“Çdo ide serbe duhet të shtypet në rrënjë. Serbi nuk duhet të jetë serb, veçanërisht jo në Kosovë. Ti duhet të jesh serb i (Nenad) Rashiqit dhe (Albin) Kurtit. Kryeqyteti yt nuk duhet të jetë Beogradi, por Prishtina, Tirana dhe Brukseli. Por serbët në Kosovë nuk janë të interesuar për Brukselin, as për Tiranën, as për Prishtinën, por vetëm për Beogradin”, tha presidenti serb.

MARKETING