(VIDEO) 48 orë paraburgim për burrin që rrihte gruan që ra nga ballkoni, përplasen partitë për rastin tragjik

(VIDEO) 48 orë paraburgim për burrin që rrihte gruan që ra nga ballkoni, përplasen partitë për rastin tragjik

Edhe pse i dyshuar për tre vepra penale, nxitje për vetëvrasje, shkaktim i dëmtimeve trupore që lidhen me dhunën në familje dhe rrezikim i sigurisë, për bashkëshortin e gruas së re, e cila para dy dite ra nga ballkoni i banesës,  u caktua paraburgim 48 orësh. Këtë masë prokuroria tha se e ka caktuar derisa të sigurohen prova në lidhje me dyshimet  dhe derisa të kryhen ekspertizat, analiza të kamerave dhe veprime të tjera.

Pas këtij rasti, LSDM-ja opozitare kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovskit.

Jovana Trençevska, nënkryetare e LSDM-së

“Dy vite denoncime për dhunë familjare, fizike dhe psiqike. 12 denoncime për bashkëshortin, i cili ka pasur edhe akuza të tjera, kurse herën e fundit i ishte gjetur edhe drogë. Institucionet ishin alarmuar, ishte denoncuar, kishte dyshime, kishte indicie për rrezik dhe me reagimin e tyre joadekuad nuk i kanë mbrojtur viktimat”.

Ndërsa VMRO i përgjigjet LSDM-së duke i kërkuar asaj që të mos përdor tragjeditë për poena politike.

LSDM

“LSD kur është në opozitë i përdor tragjeditë për poena politike. Rasti i Neshkovskit, Tamarës së vogël, Lagjes së Trimave, Liqenit të Smillkovës dhe shumë raste të tjera, para se të vijë në pushtet premtonte drejtësi dhe thoshte se do të zbardhej ndonjë e vërtetë e cila fshiheshte pas këtyre tragjedive. Kur erdhën në pushtet i harruan si të kishin amnezi”.

Një grua 31 vjeçare me vajzën e saj 6 vjeç të hënën rreth orës 14:00 kishin rënë nga ballkoni i ndërtesës ku jetonin. Më pas MPB njoftoi se e ndjera shumë herë e kishte denoncuar bashkëshortin në polici për dhunë në familje, por në të gjitha rastet e kishte tërhequr padinë. Të njejtën gjë e kishte bërë edhe dy orë para se të ndodhte tragjedia. Bashkëshorti i saj, kishte dosje kriminale dhe në dhjetor të vitit të kaluar ishte kapur me 20 pako me drogë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING