(VIDEO) Pishinë moderne për shkollën “7 Marsi” në Çair, investim rreth 1 milion euro

(VIDEO) Pishinë moderne për shkollën “7 Marsi” në Çair, investim rreth 1 milion euro

Shkolla Fillore “7 Marsi” në komunën e Çairit, së shpejti do të bëhet me një pishinë moderne, i cili do të kushtojë rreth 1 milion euro. Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga ministri i Ekologjisë, Muhamet Hoxha, zv/ministra dhe deputet, sot vendosën  gurthemelin e  këtij projejkti, i cili tha se t’i shërbejë nxënësve dhe gjithë komunitetit.

MARKETING

Description of image

Mexhiti sqaroi se objekti sportiv do të ketë dimensione bashkëkohore, me gjatësi 25 metra dhe gjerësi 8.80 metra, ndërsa thellësia e pishinës do të jetë e përshtatur për mësim dhe stërvitje.

IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

“Ky investim krijonë kushte të përshatshme, që çdo nxënës të mësojë notin dhe të zhvillojë aftësitë sportive në kushte të sigurta. Hapet mundësia për ogranizimin e garave lokale dhe për ngritjen e sportit të notit në nivel më të lartë. Para shihen zhvillimi i notit sinkron-zhytjes dhe formimi i kuadrove të reja si trajner dhe shpetues në ujë”.

Mexhiti njoftoi se pishina do të pajiset me garderoba të veçanta, dushe, hapësira për trajnerë dhe pajisje moderne, duke përmbushur standardet e sigurisë dhe efikasitetit energjetik.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING