(VIDEO) 39-vjeçari ka humbur jetën gjatë aksidentit në autostradën Shtip-Koçan

(VIDEO) 39-vjeçari ka humbur jetën gjatë aksidentit në autostradën Shtip-Koçan

Sektori i Punëve të Brendshme SPB Shtip, njoftoi se gjatë një aksident trafiku në autostradën Shtip-Koçan mbrëmë rreth orës dy të mëngjesit, humb jetën një 39 vjeçar me inicialet I.M. nga Shkupi , ndërsa tre persona të tjerë, gruaja dhe dy fëmijët e mitur, janë të lënduar. Sipas informacioneve fillestare të SPB Shtip, në aksident është përfshirë vetëm një automjet, i cili është raportuar në orën 02:24 të mëngjesit.  Po ashtu, sipas njoftimit të tyre, thuhet se Vetura  me markën “Renault Laguna” me targa të Shkupit ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të fshatit Krupishte. Ata shpjeguan se hetimet për aksidentin janë në vazhdim, dhe se komunikacioni në autostradën Shtip-Koçan zhvillohet në të dy shiritat.

Sektori i Punëve të Brendshme Shtip

“Shoferi 39-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri dhe dy fëmijët janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Shtipit. Aksidenti është raportuar në orën 02:24 të mëngjesit, ku  vetura me markën Renault Laguna me targa të Shkupit ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të fshatit Krupishte. Hetimet për aksidentin janë duke vazhduar”.

Rikujtojmë se që nga fillimi i vitit në autostradën Shtip-Koçan kanë ndodhur disa aksidente të rënda trafiku, në të cilat kanë humbur jetën deri tashmë, gjithsej pesë persona. /SHENJA/

 

MARKETING