(VIDEO) 27 prilli, tre të akuzuar ngrisin kallëzim penal kundër prokurores Villma Ruskovska

(VIDEO) 27 prilli, tre të akuzuar ngrisin kallëzim penal kundër prokurores Villma Ruskovska

Jane Çento, i denuar për ngjarjet e përgjakshme më 27 prill, së bashku me Bogdan Ilievski dhe Boris Damovski parashtroi kallëzim penal kundër prokurores Villma Ruskovska, që e ka udhëhequr lëndën.  Qëllimi është që të rishqyrtohet gjyqi i 27 prillit sepse do të paraqiten prova shtesë që sipas Çentos,  u refuzuan në gjyqin paraprak dhe të cilat, sipas tij, do të tregojnë se janë përdorur prova të paligjshme, është ushtruar presion mbi dëshmitarët dhe është sjellur vendim bazuar në procedura të montuara.

Jane Çento, i denuar për “27 prillin”

“Dokumentet tregojnë komunikim mes një funksionari të lartë dhe njërit nga dëshmitarët kyç, mes vëllait të funksionarit dhe dëshmitarit, për marrëveshje të mundëshme me prokurorinë, si dhe rreth drejtimit të dëshmisë. Dëshmitari me deklaratën e noterizuar deklaron se deklarata e tij e mëparshme ka qenë e pavërtetë dhe se i është premtuar se do t’Ii ndihmojnë në procedura të tjera penale, nëse e jepte atë dëshmi”.

Të njejtën gjë e pret edhe Bogdan Ilievski, që provat e tyre që nuk janë pranuar në gjykimin paraprak, të pranohen në rigjykim.

Bogdan Ilievski, i denuar për “27 prillin”

“Pas ankesës së refuzuar nga Gjykata Penale dhe e Apelit, tani kanë mundësinë që në këtë kontekst, pas këtij kallëzimi kundër ish prokurores, që provat materiale të cilat nuk janë pranuar nga gjykata, tani të hyjnë në procedurë ligore dhe tani vërtetë presim që institucionet ta kryejnë punën e tyre”.

Ish prokurorja Villma Ruskovska gjatë një interviste televizive, i hodhi poshtë kategorikisht akuzat që gjyqi ishte i montuar, se provat ishin fshehur ose veprim sipas një diktimi politik. Sipas saj, gjykimi është zhvilluar në bazë të provave të forta materiale, dhe vendimi është konfirmuar si nga Gjykata e Apelit ashtu edhe nga Gjykata Supreme. Ajo kujtoi se ngjarjet e 27 prillit u dokumentuan me materiale të shumta video dhe se ato i ka parë gjithë bota.

Gjykata e Apelit javën e kaluar solli vendim sipas të cilit nuk e ka pranuar kërkesën për rigjykim të sulmit të dhunshëm në Kuvend, më 27 prill 2017.

Jane Çento bashkë me 15 të tjerë në vitin 2019 u denuan me 13 vite burg, me akuzën “kërcënim terrorist të rendit kushtetues”. Në vitin 2018, disa prej të denuarëve u amnistuan me ligjin i cili u miratua në Kuvend.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING