(VIDEO) 22 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, disa pika ende nuk janë realizuar
Sot mbushen 22 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohriti e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave maqedonase të sigurisë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit vlerësohet si një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut. Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur, që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në Maqedoni.
10 PIKAT E MARRËVESHJES SË OHRIT
- Parimet themelore;
- Ndërprerja e armiqësive;
- Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar;
- Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë;
- Procedurat e posaçme kuvendore;
- Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve;
- Shprehja e identitetit;
- Implementimi;
- Anekset; dhe
- Dispozitat përfundimtare.
Negociatat që zgjatën rreth dy muaj në qytetin e Ohrit, u mbajtën nën patronazhin e presidentit të atëhershëm të shtetit, Boris Trajkovski, ndërsa Marrëveshja u nënshkrua nga ana e liderëve të atëhershëm të partive politike, Branko Cërvenkovski, lider i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë (LSDM), Arben Xhaferit, lider i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Lubço Georgievski i VMRO-DPMNE-së dhe Imer Imerit nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD).
Nënshkrues të Marrëveshjes, në cilësinë e garantuesve, ishin edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Francois Leotard dhe përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së, James Pardeë, të cilët morën pjesë në negociata. /SHENJA/