Vetura godet trotinetin elektrik, lëndohet rëndë një i mitur
![Vetura godet trotinetin elektrik, lëndohet rëndë një i mitur](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/04/Screenshot_2024-04-12-13-53-53-031-edit_com.android.chrome.jpg)
Më datë 11.04.2024 në ora 17:00 në SPB Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Fiat Punto” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B.(36) nga fshati Hasanbeg, Shkup dhe një trotinet elektrik, i drejtuar nga një i mitur nga fshati Mojanci.
Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.