Verstappen vendos diktatin dhe në Kinë

Verstappen vendos diktatin dhe në Kinë

Max Verstappen arriti që të fitojë ccmimin e madh të Kinës. Piloi I Red Bull vijon të dominojë në këtë edicion, teksa regjistroi suksesin e radhës dhe mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme, duke shtuar kuotat e tij si favorit për të marrë titullin. Holandezi ishte dominues për gjatë gjithë garës dhe për pjesën ëm të madhe të saj nuk e vuri në diskutim triumfin në Kinë.

Pas Verstappen i dytu u rendit britaniku I McLaren Lando Norris, I cili po ashtu bëri një paraqitje shumë të mirë, por nuk arriti që të thyejë pilotin e Red Bull. Në podium u ngjit dhe piloti tjetër I Red Bull, Sergio Perez, i cili regjistroi ohën e tretë më të mirë.

Vetëm vendi i tretë dhe i katërt për dy pilotët e Ferrarit, të cilët ndonëse deri në fund provuan që së paku njëri prej tyre të ngjitej në podium nuk ia dolën. Bottas ishte I vetmi që nuk arriti dot ta përfundojë garën e ccmimit të madh të Kinës.

Gara e radhës do të jetë n fillimin e muajit të ardhshëm, për ccmimin e madh të Miamit në datat 3-5 maj, ndërkohë që Verstappen pas suksesit në Shanghai thellon akoma më tepër diferencën me ndjekësit, pasi kjo ishte gara e katërt që ai triumfon këtë edicion.

MARKETING