Verstapen fiton Çmimin e Madh të Australisë

Verstapen fiton Çmimin e Madh të Australisë

Kampioni i botës në fuqi, Maks Verstapen fiton Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1. Eshtë kjo fitorja tij e dytë e sezonit në Kampionatin Botëror, e cila e pozicionon atë në krye të renditjes, duke fluturuar 15 pikë mbi shokun e skuadrës Serhio Perez. Piloti i Mercedesit, britaniku Luis Hamilton dhe spanjolli Fernando Alonso i Aston Martinit, ishin gjithashtu në podium e fituesve. Gara u karakterizua nga tre flamuj të kuq dhe një finale e çmendur kaotike, e cila përfundoi pas makinës së sigurisë dhe me Ferrarin e Sainc që merr një penallti prej 5 sekondash për një kontakt me Alonso në momentin e fillimit të tretë nga rrjeti i ditës. Spanjolli, i cili ishte i 4-ti, ra në vendin e 12-të. Megjithatë, katastrofa e Ferrarit kishte filluar që në xhiron e parë, me Leklerk që mbeti jashtë konkurencës në kthesën e tretë.

MARKETING