Vërshimet në vitin 2024, Komuna e Tetovës përfundon dokumentacionin për dëmshpërblimet

Vërshimet në vitin 2024, Komuna e Tetovës përfundon dokumentacionin për dëmshpërblimet

Dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe breshëri në Tetovë në vitin 2024, që kapin shumën e 63 milionë denarëve, sot u votua në këshillin komunal.

Pas kësaj, pritet të dorëzohet në komisionin qeveritar për vlerësim. Bujqit kanë reaguar disa herë për kompensimin e dëmeve. Nga komisioni qeveritar javë më parë thanë se komunës së Tetovës disa herë i është kthyer dokumentacioni pas pasi nuk ishin plotësuar siç duhet.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve kemi vlerësuar në dy kategori, edhe të të mira në amvisëri janë në 7 milionë 330 mijë denarë, ndërsa vlerësimi i dëmeve në të mbjella shumëvjeçare dhe njëvjeçar është në shumë prej 55 milionë 776 mijë denarë. Domethënë vlerësimi total është në vlerë prej 62 milionë e 790 mijë denarë.

Ne si komision komunal të gjithë dokumentet bashkë me vlerësimin në bazë të metodologjisë do ta dorëzojmë në komisionin shtetëror dhe do presim instruksione të mëtutjeshme”, tha Festim Zeqiri.

MARKETING