Vendet e BE-së në negociata për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

Vendet e BE-së në negociata për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

Ambasadorët e Bashkimit Evropian që u takuan në Bruksel të enjten pothuajse kanë rënë dakord për një paketë të tërë të 10-të të sanksioneve kundër Rusisë, megjithëse “me përjashtim të një elementi që ende duhet të sqarohet”, tha një diplomat i BE për CNN.

Diplomati foli për CNN në kushte anonimiteti për shkak të konfidencialitetit të negociatave mes 27 ambasadorëve të BE-së.

Për të siguruar “efektivitetin e sanksioneve”, diplomati nuk elaboroi se cilin element të paketës po diskutonin akoma ambasadorët.

Përkon me përvjetorin e një viti të pushtimit rus të Ukrainës, ambasadorët nga 27 vendet e BE-së “do të takohen përsëri nesër në orën 10:00 (04:00 ET) për validimin përfundimtar të paketës së 10-të të sanksioneve,” shtoi diplomati.

 

MARKETING